Të premten në Sofje do të ketë takim mes presidentes së RMV-së Gordana Siljanovska Davkova dhe homologut të saj bullgar, Rumen Radev.
Siljanovska-Davkova po e shfrytëzon vizitën e ansamblit të Operës dhe Baletit Kombëtar (OBK) në Sofje për ta takuar Radevin pasi një gjë e tillë nuk ndodhi në Romë gjatë festimeve të 24 majit.
Në maj në Shkup, presidentja e RMV-së mori pjesë në shfaqjen “Valkira” nga Opera dhe Baleti i Sofjes. Shfaqja me regji të Plamen Kartalovit ishte pjesë e edicionit të 52-të të “Mbrëmjeve të Operës së Majit”, ndërsa prania e Siljanovska-Davkovës në sallë bëri bujë të madhe në publikun bullgar.
Me atë rast ajo tha gjithashtu se diplomacia kulturore është më e fuqishme se diplomacia tradicionale dhe për këtë ka ardhur ta shijojë shfaqjen e operës.
Në delegacionin shtetëror që do të udhëtojë në Sofje janë ministrat e Punëve të Jashtme dhe Kulturës, Timço Mucunski dhe Zoran Ljutkov.
Sipas njoftimeve, takimi i presidentëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë nuk pritet të hapë tema thelbësore, por bisedimet duhet të synojnë zbutjen e atmosferës në marrëdhëniet mes dy vendeve./Telegrafi/
Siljanovska – Davkova dhe Radev të premten do të takohen në Sofje appeared first on Telegrafi.