Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot vizitoi Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, ambulanca neurologjike, e cila periudhën që kaloi është rinovuar tërësisht.
Taravari tha se renovimi i kësaj pjese ndoshta më të ngarkuar të Klinikës për sëmundjet e fëmijëve do të rezultojë në punë më efektive, personel të kënaqur dhe shërbim cilësor për pacientët më të vegjël që trajtohen atje.
“Prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë është përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve të punës dhe investimi në pajisje moderne diagnostike. Për këtë qëllim në periudhën e kaluar është siguruar aparati i ri – echosonograf, gjegjësisht aparat ekografik premium color Doppler, i cili mundëson diagnostikim cilësor, në kohë dhe të saktë”, theksoi Taravari gjatë vizitës në këtë klinikë.
Ambulanca neurologjike në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve është një qendër unike për diagnostikimin dhe trajtimin specifik të pacientëve me sëmundje neurologjike nga të porsalindurit deri tek adoleshentët.
“Janë rinovuar tri klinika konsulente, një sallë ekosonografie dhe dy dhoma EEG, ku mesatarisht në muaj ekzaminohen një mijë pacientë, tha Dr. Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve.
Sigurohet aparat i ri echosonograf për Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve appeared first on Telegrafi.