Një pjesë e madhe e qytetarëve do ta presin Vitin e Ri në atmosferë shtëpiake. Në anketën e bërë nga AIM në prag të festës së Vitit të Ri, shumica prej tyre janë përgjigjur se pushimet do t’i kalojnë me më të dashurit e tyre. Më të rinjtë do ta presin Vitin e Ri në sheshin “Maqedonia”, ndërsa ka nga ata që do të udhëtojnë jashtë vendit.

“Festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjet këtë vit do t’i kaloj në shtëpi me më të dashurit e mi, tha një qytetare.

Ka edhe nga ata që do të udhëtojnë jashtë vendit.

“Vitin e Ri do ta presim në Budva, tashmë jemi marrë vesh, do të qëndrojmë disa ditë atje dhe shpresoj të jetë një atmosferë e mrekullueshme”, tha një person.

Sipas agjencive turistike, Beogradi është më i pëlqyeri tek të rinjtë dhe ndër ofertat me biletë avioni të përfshirë, më të kërkuarat janë ato për Paris dhe Romë, ndërsa nga aranzhimet me transport me autobus janë ato për Stamboll dhe Itali.

Agjencitë e kontaktuara nga AIM thonë se edhe përkundër rritjes së çmimeve të ofertave të udhëtimit në krahasim me vitin e kaluar, për rreth 10 për qind, ende ka shumë interes.

Shkupi është mbushur plot me turistë para festave. Disa prej tyre thonë se janë rrugës për në vend dhe se Vitin e Ri do ta presin në vendet fqinje.

Shumica e qytetarëve në Maqedoni Vitin e Ri do ta presin në atmosferë shtëpiake appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version