Një shtetas i Kosovës me iniciale M.F. është arrestuar në kufirin e Maqedonisë së Veriut në Deve Bair, pasi është konstatuar se ka deklaruar patent shofer të falsifikuar të Kosovës.
“Më 04.05.2024 në ora 15.40 në kufirin në Deve Bair, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria M.F.(31) nga Kosova, për shkak se gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se ka deklaruar patent shofer të falsifikuar të shtetit të Kosovës. Ai iu është dorëzuar nëpunësve policorë nga DPB Kriva Pallankë për procedurë të mëtejme”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shtetasi i Kosovës ndalohet në kufirin e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.