Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 7 raste të reja me kollën e keqe në Shkup. Me këto, numri i të infektuarve me këtë sëmundje për dy ditë ka shkuar në 17, thuhet në raportin e fundit të Qendrës për Shëndet Publik në Shkup. Shumica e rasteve nuk janë të vaksinuar plotësisht, vetëm një ka marrë të gjitha dozat e vaksinës dhe rivaksinimin.
Gjithashtu është rritur numri i të infektuarve me kollën e keqe tek popullata më e rritur. Dy raste të reja me pertusis janë regjistruar edhe nga Qendra e Shëndetit Publik të Kumanovës, një dyzet vjeçar banor i Kriva Pallankës dhe një fëmijë pesëvjeçar nga Kumanova.
Deri më 16 shkurt në Kumanovë janë raportuar katër raste. Të gjithë fëmijët janë nën moshën 5 vjeç, nuk janë imunizuar dhe nuk ndjekin kopshtin.
Sipas Komisionit për Sëmundjet Infektive, në periudhën e ardhshme do të rritet numri i të sëmurëve nga kolla e keqe edhe tek të moshuarit. Por nuk përbën rrezik për të rriturit sepse ka terapi me antibiotikë për ta.
Për momentin nuk ka vaksina “DiTePer” për të rriturit, dhe të njëjtat pritet të mbërrijnë këto ditë./Telegrafi/
Shtatë raste të reja me kollën e keqe në Shkup appeared first on Telegrafi.