Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (06.02.2024) me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 201 masa.

“Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 masa, nga të cilat 35 për tejkalim të shpejtësisë, 19 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë masa për kalim në semaforë të kuq, gjashtë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 11 masat për përdorimin e celularit gjatë vozitjes…”, thonë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Shqiptohen 201 masa në Shkup, 35 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version