Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 185 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 185 masa, nga të cilat 89 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Katër masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë…”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Shqiptohen 185 masa në Shkup, 89 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version