Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (13.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 162 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 masa, 14 masa për tejkalim të shpejtësisë, 16 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa në kalim në semaforë të kuq, 10 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë…”, thonë nga MPB.
Nga atje thonë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Shqiptohen 162 masa në Shkup, 14 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.