Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (01.08.2024) ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 131 masa, prej të cilave njëzet e pesë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë masa për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, tre sanksione për shoferët e motoçikletave.
Siç kumtoi MPB, poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së atomjetit, katër sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë…
Ministria përkujton se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelon te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik.
Shqiptohen 131 gjoba në Shkup, 25 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.