Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (07.08.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 127 gjoba.

“Janë shqiptuar 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, nëntë gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për kalim në semafor të kuq, pesë gjoba u shqiptuan për mosvënien e rripit të sigurisë, 13 për kundërvajtje që u kushtojnë drejtuesve të motoçikletës…”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje shtojnë se kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/

 

Shqiptohen 127 masa në Shkup, 13 për vozitje pa patentë shofer appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version