Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup, dje (01.07.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 gjoba
“Nga të cilat 14 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, katër për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 28 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, katër gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit…”, thonë nga MPB.
Nga atje thonë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Shqiptohen 109 gjoba në Shkup, 14 për vozitje pa patentë shofer appeared first on Telegrafi.