Shporta minimale për prillin është 60.212 denarë. Muajin e kaluar për një familje katëranëtarëshe nevojiteshin gati se 1.000 euro që të mbulojnë harxhimet mujore.

Nga Lidhja e Sindikatave kanë adresuar kritika. Kreatorët e politikave mendojnë për vete e jo për punëtorët. Punëtorët në Maqedoninë e Veriut, nga janari deri në prill, brenda muajit kanë mbetur pa 3.000 denarë.

“Shporta konsumuese sindikale nuk llogaritet që t`u tregojmë punëtorëve se sa u duhet për të mbijetuar, port ë tregojmë se nuk jetohet me aq. Lehtë e keni të krijoni politika me 2.500 euro, kurse vështirë të mbijetoni me 22.500 denarë”, tha Slobodan Trendafilov – LSM.

Për momentin çmimi i bukës nuk do të ndryshohet, por nuk dihet se çfarë do të ndodh me situatën në Lindjen e Afërt që drejtpërdrejtë do të reflektohet në çmimin e naftës, por nuk dihet se çfarë do të ndodh me grurin në Rusi dhe Ukrainë.

Shporta minimale në RMV për muajin prill 60.212 denarë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version