SPB Tetovë njofton se dje është raportuar se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në një fshat të Tetovës.

“Më 09.05.2024 në orën 01:05 në Njësinë e Policisë Zherovjan është raportuar zjarr që u shkaktua në një shtëpi në Çellopek të Tetovës, pronë e personit J.J. (72) nga ky fshat.

Nuk ka pasur asnjë person të lënduar kurse zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Teritoriale Kundër Zjarrit-Tetovë”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Inspektimi në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB-Tetovë./Telegrafi/

Shpërthen zjarr në një shtëpi në Tetovë, nuk ka persona të lënduar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version