Sot herët në mëngjes, në prani të përbërjes së plotë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe të shoqëruar nga policia, nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir, materiali zgjedhor konfidencial i votimit shkoi në komisionet komunale zgjedhore.
“Për momentin, për raundin e dytë, më duhet të theksoj se puna është shumë më e vështirë, sepse koha është shumë e shkurtër, dy javë dhe në ato dy javë është dashur të merret vendim pas kundërshtimeve dhe padive ndaj Gjykata Administrative. Për të përshpejtuar punën, e mbyllëm pardje votimin në raundin e parë, sepse kishte një kundërshtim, i cili shkoi në Gjykatën Administrative si padi dhe jemi në pritje të aktgjykimit. Ju vetë e shihni se sa e shkurtër është koha nga 3 deri në 4 ditë. Mendoj se gjithçka përfundoi me sukses. Tani e kemi shpërndarë materialin konfidencial zgjedhor në mënyrë shumë më efikase se zakonisht, i cili duhet të shpërndahet me kujdes. Kemi angazhuar rreth 20 ekipe dhe puna do të shkojë shumë më shpejt dhe materiali zgjedhor do të shpërndahet me kohë në mënyrë që ditën e votimit të mos kemi probleme”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Sipas kreut të Shtypshkronjës “Kiro Dandaro”, Petar Milloshevski, shtypja e materialit konfidencial zgjedhor ka zgjatur rreth 15 ditë dhe është bërë në prani të ekspertëve të KSHZ-së dhe OSBE-së.
Nga ato 15 ditë, dhjetë ditë u përdorën për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet parlamentare dhe pesë ditë për zgjedhjet presidenciale. Shtypja shkoi mirë dhe kjo kryesisht për shkak të përvojës shumëvjeçare dhe profesionalizmit të stafit që punon në shtypshkronjë.
“Janë shtypur 3.600.000 fletëpalosje, për të cilat janë konsumuar 40 ton letër. Shpërndarja e materialit zgjedhor bëhet sipas procedurës së miratuar paraprakisht nga KSHZ-ja dhe të gjitha komunat në vend do ta marrin me kohë materialin votim, tha drejtori i Shtypshkronjës “Kiro Dandaro””, Petar Milloshevski.
Shpërndahet materiali zgjedhor në Manastir appeared first on Telegrafi.