Shpenzimet për të jetuar në Maqedoninë e Veriut shënojnë rritje nga viti në vit, madje edhe nga muaji në mauj. Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës, shpenzimet e jetesës në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, janë rritur për 3.0 për qind, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 3.9 për qind. Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në korrik krahasuar me qershorin 2024 është 0.7 për qind. Çmimet me pakicë, nga ana tjetër, në korrik krahasuar me muajin paraprak shënuan rritje prej 1.5 për qind.
ENTI SHTETËROR I STATISTIKËS
“Rritja e inflacionit është rezultat i rritjes së shpenzimeve të jetesës në grupet: restorante dhe hotele për 5.8 për qind, transport për 4.9 për qind, argëtim dhe kulturë për 1.2 për qind, shëndetësi, mallra të ndryshm dhe shërbime për 0.6 për qind, ujë, elektrik, gaz dhe derivate të tjera për 0.3 për qind, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët për 0.1 për qind”.
Në korrik 2024, krahasuar me qershorin 2024, ulje e shpenzimeve të jetesës është vërejtur në grupet, sikurse veshje dhe këpucë për 0.5 për qind. Ndërkaq, shpenzimet e jetesës në grupet, sikurse mobilie dhe mirëmbajtje të amvisërive dhe arsimimi ka mbetur në të njëjtin nivel me muajin e kaluar. /Shenja
Shpenzimet e jetesës rriten për 3 %, çmimet me pakicë rriten për 3,9% appeared first on Telegrafi.