Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevski ka shpallur zgjedhjet presidenciale dhe ato kuvendare.

Rrethi i parë i zgjedhjeve për kryetar shteti do të mbahen më 24 prill 2024, ndërkaq rrethi i dytë i po të njëjtave do të mbahet me rrethin e parë të zgjedhjeve kuvendare – më 8 maj 2024.

“Sot, në përputhje me përgjegjësinë kushtetuese dhe detyrimet kushtetuese e nënshkrova dekretin për shpalljen e zgjedhjeve për president të shtetit dhe për deputetë në Kuvend. Rrethi i parë i zgjedhjeve të shtata presidenciale do të mbahen më 24 prill 2024, kurse rrethi i dytë i zgjedhjes së presidentit do të mbahet më zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare më 8 maj”, tha Mitrevski.

Ndryshe, partitë politike në vend ende nuk kanë bërë të ditur kandidatët për president, ndërsa disa tashmë kanë bërë koalicion sa i përket zgjedhjeve kuvendare./Telegrafi/

Shpallen zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version