Shkupi është qyteti i katërt më i ndotur në botë, me indeks AQI prej 187, që e bën ajrin “të pashëndetshëm”.

Përqendrimi i PM2.5 është 21.3 herë mbi vlerën e rekomanduar vjetore sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në krizë të furnizimit me lëndë djegëse, shumë qytetarë kanë zgjedhur që ngrohen me disa materie tjera, të cilat janë edhe të ndaluara për shkak të ndotjes së ajrit.

Nga shoqatat ekologjike thonë se njëri nga faktorët më evident të ndotjes së ajrit është djegia e karburanteve fosile për ngrohje por edhe djegia e materieve të plastmasave dhe gomave. Ambientalistët bëjnë thirrje në ngritje të vetëdijes kolektive që mos të ngrohen me gjëra ndotëse, por edhe autoritetet të shtojnë kontrollet në terren për të parandaluar fenomene të këtilla.

Shkupi sërish në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version