Nesër në Shkup nuk do të ketë transport publik. Kjo vjen pasi punonjësit e Ndërmarrjes Publike Transportuese (NPT) nuk kanë marrë pagën e muajit janar.

“Sot është 15 shkurt. Dita e fundit ligjore për pagesën e pagave. Duke filluar nga nesër, Drejtoria e të Ardhurave Publike do të marrë 0.03 përqind të grumbullit tonë. Nuk jemi pajtuar me kryetarin dhe drejtorin e NPT Shkup. Këshilli i Qytetit të Shkupit mori vendim dhe përfundoi punën e tij. Tani mbetet vetëm që paratë të transferohen dhe paga të jetë në kohë”, tha Miço Stojanovski, kryetar i Sindikatës së NPT-së.

Paratë nuk janë transferuar sot dhe për këtë arsye punonjësit e NPT-së kanë vendosur sërish të dalin në grevë.

“Nuk do të funksionojnë as bileta, as kontrolli i linjës, as punishtet, as shoferët. Kjo duhet të ndalet. Nuk është e qartë se ku do të shkojë shpirti te njerëzit. Pa rrogë, pa transport”, tha kryetari i Sindikatës së NPT-së.

Ata kërkojnë që të ketë “pagesë të rregullt të pagave dhe asgjë më shumë”./Telegrafi/

Shkupi nesër sërish pa transport publik, të punësuarit në NPT kërkojnë pagesë të rrogës së janarit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version