Moti i ligë me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, sot pasdite sërish ka kapluar Shkupin dhe Tetovën.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se sërish ka pasur raportime për vërshime në këto qytete.
Në Tetovë lumi në fshatin Poroj sërish është bërë problem. as shiut të rrëmbyeshëm që kaploi vendin, një pjesë e tij ka dalë nga shtrati.
Informacionet e para nga terreni thonë se uji nuk ka prekur shtëpitë dhe nuk ka as dëme në njerëz.
Ndërsa në Shkup, lagja “Fushë Tophane” në Çai e ka pësuar më keq nga shiu i rrëmbyeshëm.
Rrugët janë mbushur tërësisht me ujë, saqë shihen veturat se si lundrojnë.
Shkupi dhe Tetova sërish kaplohen nga reshjet e shiut appeared first on Telegrafi.