Qentë endacak vazhdojnë të mbeten një problem i pazgjidhur, sidomos në rajonin e Shkupit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, thonë për Alsat se brenda vetëm 5 muajve, në 473 raste qytetarët e Shkupit kanë qenë të sulmuar dhe kafshuar nga qentë endacak.
“Prej fillimit të vitit, deri sot në rajonin e SPB-së në Shkup, janë denoncuar 473 raste të kafshimit të qytetarëve nga qentë”, thonw nga MPB.
Nga “Lajka” thonë se nuk mund të ketë largim të përhershëm të qenve nga rruga dhe shkak për këtë janë kapacitetet e vogla të strehimores, e cila aktualisht shërben vetëm si strehë tranzit, ku qentë e kapur sillen, kontrollohen, vaksinohen dhe sterilizohen dhe përsëri kthehen në rrugë. Ata mbajnë vetëm qentë vështirë të socializueshëm, agresivë dhe racat e rrezikshme.
“Konkretisht po ndërmerren masat, program ynë është kap, sterilizo dhe ktheji në lokacion. Prej rruge i largojmë vetëm qentë që nuk e kanë kaluar testin për socializim dhe që janë treguar agresivë. Ne nuk jemi stacion për stacionim të përhershëm të qenve, kapaciteti ynë është 180, ne praktikisht jemi strehë tranzit për plotësimin e programin, për kastrim dhe sterilizim të qenve, në çfarë mënyrë e kontrollojmë shumimin e tyre dhe numrin e tyre të tepërt. Prej rrugëve i largojmë vetëm qentë endacakë”, u shpreh Radmilla Pesheva, drejtoreshë e “Lajkas”.
Vullnetarët që ndihmojnë në aktivitete të ndryshme të ndërmarrjes “Llajka” bëjnë thirrje që të mos blihen qentë, por të strehohen.
“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të strehohen qenë në vend që të blihen, pasi këtu ka shumë qenë të mirë që kanë nevojë për strehë dhe duhet më shpesh t’u ndihmojmë të pastrehëve”, tha njw qytetare.
“Unë kam shumë shoqe që kanë strehuar qenë prej këtu dhe është shumë e rëndësishme të merren dhe të mos blihen, pasi ka shumë qenë në Maqedoni që mund të strehohen dhe të kenë një shtëpi të lumtur”, u shpreh njw qytetare tjetwr.
Nuk ka numër zyrtar për numrin e qenve endacak në kryeqytet por dyshohet se janë disa mijëra që enden rrugëve të kryeqytetit.
Problemi me qentë endacak është prezent edhe në qytetet dhe komunat e tjera./ Alsat.mk
Shkup: S’ka zgjidhje për numrin e lartë të qenve endacakë appeared first on Telegrafi.