Tri javë pas marrjes së vendimit nisin punët në terren për rivendosjen e grilave për rreth godinës së Qeverisë.
Shërbimi për çështjet e përgjithshme dhe të përbashkëta me urdhër të ekzekutivit udhëhoqi procedurën për kthimin e gardhit, i cili që nga viti 2019 kur u hoq është deponuar në objektin e kazermës “Ilinden”, që sipas tyre u bë një sanim i pjesshëm i tyre dhe lyerje shtesë.
Pas gardhit në atë kohë kishin mbetur vetëm shtyllat me granit të bardhë, heqja e të cilave ishte paralajmëruar nga qeveria e atëhershme do të kushtonte shumë.
Gardhi metalik i hequr më pas u njoftua se do të shndërrohej në diçka tjetër, si tenda apo stola, por mbeti në depot e ushtrisë.
Gardhi 2,5 metra i lartë përreth godinës së qeverisë u vendos në vitin 2015, kur ndërtesa mori një fasadë të re barok.
Kostoja e atëhershme e tyre ishte rreth 700 mijë euro.
Vendosja e rrethojës metalike shkaktoi reagime në opinion ku u zhvilluan edhe protesta masive, të cilat nisën pas publikimit të bisedave të përgjuara apo të ashtuquajturat “bomba” e LSDM-së.
Shkup: Nisin punët për vendosjen e grilave rreth ndërtesës së Qeverisë appeared first on Telegrafi.