Drejtori Andon Çibishev bën me dije se katër të miturit të cilët dje ishin në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja janë shtruar në Klinikën e Toksikologjisë, sot janë në gjendje stabile.
“Të katër personat janë në gjendje stabile, janë të vetëdijshëm dhe të kontaktueshëm”, thotë Çibishev.
Sipas analizave, tek të miturit, të cilët janë të moshës 14 deri në 17 vjeç, është regjistruar prani e substancave psikotrope, por nuk është konstatuar se kanë përdorur alkool.
Personat nuk kanë lëndime të rënda në kokë dhe në trup, ndërsa ajo me të cilën u sollën dje është riparuar, shton Çibishev.
Të miturit, thotë drejtori i Toksikologjisë, do të mbahen edhe disa ditë në Klinikë dhe trajtimi i tyre do të vazhdojë.
Rastin dje e kanë konfirmuar edhe MPB-ja, nga ku kanë bërë të ditur se në polici është raportuar për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, ku katër të miturit janë gjetur në një shtëpi.
Nga MPB kanë thënë se në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit.
Shkup: Adoleshentët që u gjetën pa ndjenja ishin të droguar, gjendja e tyre është stabile appeared first on Telegrafi.