140 nxënës nga shkolla “Gjorgjija Pulevski” në lagjen Aerodrom janë ankuar se nuk ndjehen mirë. Ata me shumë gjasa janë helmuar nga ushqimi.

“Në orët e hershme disa nga mësuesit kanë paraqitur numër të madh të nxënësve që mungojnë dhe që janë me simptoma të njëjta. Menjëherë është mbyllur kuzhina e shkollës. Nga 360 nxënës që ndjekin mësim gjithëditor, 140 nxënës janë me simptoma të njëjta apo të ngjashme, deklaroi drejtori i shkollës Aleksandar Filipçev.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor është informuar nga Qendra për shëndet publik, se kanë informacione për paraqitjen e ngërçeve të barkut te më shumë nxënës të shkollës në fjalë.

Reparti për epidemiologji është informuar nga mjeku amë i tre fëmijëve – nxënësve në atë shkollë se janë paraqitur për kontroll dhe se do të parashtrohen kallëzime për sëmundje infektive, qëndron në kumtesën e ISHSSH.

Shkup, 140 nxënës me simptome të helmimit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version