Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 gjoba, nga të cilat 19 për vozitje pa patentë shofer, 20 për kundërvajtje nga motoçiklistët, gjashtë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për mos përdorim të rripit të sigurisë.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Shkup, 140 gjoba ndaj shoferëve për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version