Sot, në një ceremoni solemne, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ndau çmimet për vitin 2023 për storje gazetareske me temë të ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV).
Çmimi i parë u dha gazetares Katerina Topalova Dejanovska për artikullin e saj të titulluar “Dimri i vështirë”, publikuar në portalin “Doma.edu.mk”. Artikulli përmbante pesë pjesë të hulumtimit cilësor dhe të gjerë gazetaresk, duke trajtuar rregullat ligjore dhe intervistat në mënyrë kompetente.
Angela Petrovska nga gazeta “Vidi Vaka” fitoi çmimin e dytë për artikullin e saj “Vend pa zgjidhje për ajër të pastër”, ndërsa gazetarët Toni Mihailov dhe Igor Stojanov fituan çmimin e tretë për temën e tyre mbi tekstilin dhe mbeturinat, të publikuar në portalin “Goce.mk”.
Përveç shpërblimeve, u dhënë një mirënjohje edhe për inovacionin dhe kontributin e tyre në ngritjen e vetëdijes publike për mjedisin te gazetarët Bojan Blazhevski, Martin Pushevski dhe Hristina Gjorgjievska.
Presidenti i SHGM, Mladen Chadikovski, përshëndeti punën e gazetarëve në adresimin e krizës së ndotjes së ajrit dhe theksoi nevojën për të vënë në fokus këtë problem për të inkurajuar ndryshime dhe sensibilizim të publikut.
Ambasadorja e Suedisë në RMV, Ami Larson Jain, vlerësoi punën e gazetarëve si një shembull të përkushtimit për temat komplekse si ndotja e ajrit dhe theksoi partneritetin e vazhdueshëm të Suedisë në luftën kundër ndotjes së ajrit në Maqedoni të Veriut.
Përfaqësuesi i UNDP-së në vend, Armen Grigoryan, nënvizoi rëndësinë e gazetarisë investigative në ngritjen e vetëdijes për ndotjen e ajrit dhe përmendi projektin e UNDP-së në pesë qytete të vendit për trajtimin e kësaj sfide mjedisore.
SHGM dhe UNDP dhanë çmimet për storjet gazetareske për vitin 2023 lidhur me ndotjen e ajrit në vend appeared first on Telegrafi.