Konform Kodit Zgjedhor, nga dita e publikimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në Gazetën Zyrtare, nisin afatet për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore.
Për dy ciklet zgjedhore do të ketë afate të veçanta për zbatimin e zgjedhjeve.
Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu për “Klan Maqedoni”, tha se përgatitjet kanë filluar që moti dhe se gjithçka shkon sipas planprogramit.
“Nuk ishte risi se viti 2024 do të ishte vit i zgjedhjeve, ne si KSHZ e kemi ditur se do të kemi zgjedhje të dyfishta”, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.
Kemi sjellë procedura sa I përket komplet procesit zgjedhor, nuk kemi hasur në asnjëfër pengese. Kemi sjellë planet operative, kemi realizuar pjesën më të madhe të furnizimeve publike”
Duke marrë parasysh se një pjesë e konsiderueshme e shtetasve të RMV-së gjenden jashtë vendit, Nënkryetarja e KSHZ-së sqaroi edhe procedurat e votimit në vendet e huaja. Votuesi duhet të vërtetojë se është shtetas dhe ka adresë banimi në RMV dhe vërtetim se gjendet përkohësisht në shtetin ku voton.
“Nga ana e KSHZ do të merr vërtetim se i plotëson kushtet. Të njëjtin aktvendim që të mos lodhet të shkojë në ambasadë mund ta merr online dhe në ditën e votimit, një ditë para se të votohet në RMV, KSHZ-ja do të organizojë votim atje, nëse më së paku në atë shtet janë paraqitur 10 votues” – tha Shehu.
Identifikimi i votuesve sërish do të bëhet me fingerprint apo identifikimin e gishtërinjve. Shehu siguron se janë ndërmarrë të gjitha masat për proces korrekt zgjedhor.
“Prej vitit 2021 kemi formuar një task-force grup dhe ky grup ka paraparë edhe planin B sa I takon pjesës së sulmeve kibernetike sidomos te pjesa e rezultateve. Herën e kaluar kishim, jo në aplikacione, se në opinion doli një teori se aplikacioni ishte sulmuar. Por, jo. Ishte ueb-faqja e KSHZ-së”, tha Ditmire Shehu.
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill kurse rrethi i dytë eventual do të jetë më 8 maj, bashkë me zgjedhjet parlamentare. Kryeparlamentari Jovan Mitreski të mërkurën shpalli zgjedhjet e shtata presidenciale dhe zgjedhjet e 11-ta parlamentare, të cilat këtë vit do të mbahen në terminin e rregullt.
Fushata zgjedhore për presidencialet nis më 4 dhe përfundon më 22 prill, kurse për zgjedhjet parlamentare fushata nis më 18 prill dhe përfundon më 6 maj.
Shehu: KSHZ-ja gati për zgjedhjet e dyfishta të vitit 2024 appeared first on Telegrafi.