Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka bërë të ditur se ka mbaruar procedura e pranimit teknik të Shkollës Fillore Komunale “Vizbeg”.
Bëri të ditur, se pas kësaj radhën e ka Komuna e Butelit për të përfunduar procesin që më pas nxënësit të ulen në banka shkollore.
“A i’a vlejti këmbëngulja? Gjithsesi që po!
Shumë i lumtur jam sot që u bë pranimi teknik për SHFK “Vizbeg”, një ndër shkollat më të reja dhe më moderne të cilën do ta gëzojnë nxënësit e kësaj lagjeje.
Pasi që edhe Komuna Butel do i përfundoj procedurat e zotuara që janë nën kompetencë të saj, nxënësit do të ulen në bankat shkollore për të sjell suksese të reja”, shkroi Shaqiri në Facebook.
Shaqiri: Sot që u bë pranimi teknik për SHFK “Vizbeg” appeared first on Telegrafi.