Rijad Shaqiri nga VLEN tha se Fronti Europian e ka obligim moral që ta përkrah Afrim Gashin për kryetar të Kuvendit pasi siç tha, ata kanë përkrahur Talat Xhaferin pasi në të dyja rastet bëhet fjalë për kandidat shqiptar.
“Për vetë faktin se bëhej për një kandidat shqiptar Aleanca për Shqiptarët atë kohë e mbështeti Talat Xhaferin për kryetar Kuvendi. Është obligim moral që edhe Fronti Europian ta mbështes Afrim Gashin për kryetar Kuvendi”, tha Shaqiri./Telegrafi/
Shaqiri: Është obligim moral që Fronti Europian ta mbështes Afrim Gashin për kryetar Kuvendi appeared first on Telegrafi.