Deputeti i ASH-së që është pjesë e Qeverisë, Rijad Shaqiri, në konferencë për shtyp ka folur për vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila vendosi ta kthejë në rigjykim rastin me vulat e partisë Aleanca për Shqiptarët.

Shaqiri tha se “kjo është një ditë shumë e rëndësishme për partinë, por edhe për drejtësinë e vendit”.

“Pas një telenovele aspak fisnike dhe debati absurd se e kujt ishte partia, ndërkohë që Partia është gjithnjë e shumicës së anëtarëve, Gjykata e Apelit vendosi se: edhe ligjërisht Aleanca për Shqiptarët na takon ne, me në krye Arben Taravari, njeriu i cili nuk hoqi dorë nga vija e partisë. Modestia e këtij njeriu është aq e madhe sa me siguri nuk do të jetë dakort tani që po dëgjon këto fjalë vlerësimi për të, por në emër të të gjithë partisë tonë, në emër të çdo aktivisti, gjej rastin të shpreh mirënjohjen tonë ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari”.

“Edhe pse u bë shënjestër e shpifjeve dhe ofendimeve, edhe pse pati oferta marramendëse, ai nuk luajti nga pozicioni i tij, dhe natyrisht që koha i dha të drejtë, ndaj sot jemi parti legjitime, më e madhe parti shqiptare në vend”.

“Faleminderit të gjithë anëtarëve, që nuk hoqën dorë, e vazhduan dhe e vazhdojnë betejën e tyre për një jetë më të mirë! Faleminderit shqiptarëve të cilët edhe pse u gjendën në kurthin e shëmtuar të lajmeve të rreme, të intrigave e çmos, ata as nuk hoqën dhe as nuk po heqin dorë nga partia jonë!”, tha Shaqiri./Telegrafi/

Shaqiri: ASH-ja i takon Taravarit, jemi partia më e madhe shqiptare në vend appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version