Çmimet në Ohër si në Antali. Për qëndrim dhjetëditor në disa nga hotelet e Ohrit, duhet të paguani në mënyrë të ngjashme si në Turqi, ku çmimet sillen nga 40 deri në 60 euro për gjysmë- pansion. Grupet e organizuara nga Holanda dhe Polonia, për të cilat shteti ndan subvencione, paguajnë nga 550 deri në 600 euro për prenotim shtatëditor.

“Për shtatë ditë paguaj 500 euro për mua. Është shumë bukur. Ka pamje të bukur dhe jam hera e parë në Ohër”, tha një turist nga Polonia.

“Jemi nga Holanda. Ohri nuk është i shtrenjtë. Nga ana tjetër, Holanda do të ishte shumë e shtrenjtë për popullin maqedonas. Do të qëndrojmë një javë në Ohër”, u shpreh një turist nga Holanda.

“Çmimet janë të ngjashme me ato në Beograd. Do të shohim sa do të shpenzojmë, gjëja më e rëndësishme është se është bukur dhe po e shijojmë. Megjithatë, na duhet një buxhet solid për 10 ditë në Ohër”, theksoi një turist nga Serbia.

“Jemi nga Beogradi. Për ne, çmimet janë mjaft të mira. Do të jemi nga e marta deri të dielën”, tha një tjetër turist nga Serbia.

Megjithëse çmimet në akomodimet private edhe pse janë më të ulëta, megjithatë janë të larta në korrik dhe gusht dhe sillen nga 20 euro e lart për person.

“Në hotel me tre yje, fjetja me mëngjes është nga 30-35 euro për person për një ditë. Darka është 10 euro. Për tre persona, në ditë është 120 euro, për shtatë ditë 840 euro. Po të përfshijmë kafen, akulloren dhe shpenzimet e tjera në ato shtatë ditë, diku nga 1200 deri në 1500 euro për një familje tre anëtarëshe”, deklaroi Vllado Suklloski – punëtor turistik.

Një kafe në qendër të qytetit me pamje nga liqeni kushton nga 120 deri në 180 denarë. Një shishe lëng deri në 160 denarë, birra deri në 180 denarë. Çmimet e ushqimeve sillen nga 5 euro e më lart. Një akullore në formë topi kushton prej 50 deri në 120 denarë.

Kafe – 120-180 denarë
Lëng 120-160 denarë
Birrë 140-180 denarë
Mëngjesi 280-400 denarë
Dreka 300-800 denarë
Akullore një top 50-120 denarë
Pica 350-500 denarë

“Me qytetet kryesore, me destinacionet kryesore të Ballkanit dhe Europës, Ohri është ende i lirë, disa bregdete shqiptare mund të jenë afër nesh për nga çmimi, por e njëjta kafe në Mal të Zi, Serbi, Kroaci dhe Bullgari është tre deri në katër herë më shtrenjtë kurse në pjesën e akomodimit, ushqimit, argëtimit jemi akoma më të lirët”, deklroi Zoran Tuntev- profesor.

Sezoni turistik, çmimet në Ohër si në Antali appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version