Një sërë stuhi të fuqishme kanë goditur rajonet perëndimore dhe veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë Dibër, Gostivar dhe Shkupin, shkaktuar dëme të konsiderueshme. Shtabi komunal i krizës është aktivizuar dhe po përgatitet për ndërhyrje të menjëhershme në zonat e prekura.
Në Shkup, reshje të dendura shiu, të shoqëruara me shtrëngata dhe breshër i madhësisë së një lajthie, kanë sjellë rrëzimin e pemëve dhe shtyllave të energjisë elektrike. Autoritetet lokale kanë njoftuar se gjendja po monitorohet nga ora në orë dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar.
Ndërmarrja Komunale Kanalizim nga Tetova është njoftuar dhe ka dërguar ekipe për të ndihmuar me situatën emergjente. Masa e paqëndrueshme atmosferike nga rajoni i Pollogut po lëviz drejt Shkupit, duke sjellë erëra të forta dhe pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima të shpejta.
Qytetarët janë këshilluar të mos kërkojnë strehim nën pemët e vetmuara për shkak të rrezikut të lartë nga rrufe dhe përmbytje. Autoritetet vazhdojnë të jenë në gatishmëri të lartë dhe rekomandojnë që të gjithë të mbeten të informuar për ndryshimet në kushtet e motit.
Sërish vërshime në rrugët e Tetovës, rrëzohen pemë dhe shtylla në Shkup appeared first on Telegrafi.