Serbia do të dërgojë gjatë muajit gusht një numër të policëve të saj në liqenin e Ohrit për të monitoruar sezonin turistik. Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut.  Marrëveshja u arrit në takimin e kryeministrit Millosh Vuçeviç me ministrin maqedonas të punëve të brendshme Veriut, Pança Toskovski.

Gjatë muajit gusht Serbia do të dërgojë një numër të policëve të saj në liqenin e Ohrit për të monitoruar sezonin turistik. Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut u arrit ne takimin e kryeministrit Millosh Vuçeviç me ministrin maqedonas te punëve të brendshme Veriut, Pança Toskovski. Në këtë takim u fol edhe për bashkëpunimin dypalësh në luftën ndaj terrorizmit dhe emigracionit illegal.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Vuçeviç vlerësoi se marrëveshja në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” për kalimin e kufirit me dokumente personale është shembull i praktikës së mirë në interes të qytetarëve të dy vendeve. Serbia u ankua për vendimin e Maqedonisë së Veriut për të qenë bashkësponsor i Rezolutës për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara, duke theksuar se një vendim i tillë, si dhe miratimi i Rezoluta, nuk kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ministri maqedonas Toshkovski tha se është thelbësore që ata të mund të punojnë së bashku kundër grupeve kriminale për të luftuar krimin e organizuar. Ai falënderoi Serbinë për ndihmën e dërguar nga Njësia e Helikopterëve dhe Departamenti për Situata Emergjente për rehabilitimin e zjarrit pyjor, i cili preku në rajonin e komunave Negotinë, Konçe dhe Shtip.

Serbia do të ruajë me policë liqenin e Ohrit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version