Nuk është rritur çmimi i mishit të qengjit dhe derrit, thonë nga Shoqata e Fermerëve. Nënkryetari i Shoqatës, Goce Serafimov, tregon se çmimi i qengjit të gjallë varion nga 230 deri në 270 denarë për kilogram, por ky çmim nuk mund të arrihet për shkak të shërbimeve të thertores.
“Ka mish, edhe derri edhe qengji, çmimi nuk është rritur, çmimi është i njëjtë. Qengji i gjallë është nga 230 deri në 270/280 denarë, por ai çmim nuk mund të jetë, sepse qengji jep 55 për qind randavan. Kur ato gjëra merren për therje del me shërbime të thertores rreth 600 deri në 700 denarë”, thotë Serafimov.
Çmimi i mishit të derrit është 300 denarë, kurse gjysma është 240 denarë.
“Mishi i derrit është me çmimin e vjetër, nuk është rritur. Një numër i madh i qytetarëve mund të blejnë mish derri, qengji është pak më i shtrenjtë dhe nuk mund ta përballojnë të gjithë”, thotë Serafimov, duke shtuar se në periudhën e ardhshme nuk pritet rritje e çmimit të lokalit.
Serafimov: Çmimi i mishit nuk është rritur për Pashkë appeared first on Telegrafi.