Analisti politik Sefer Selimi thotë se VLEN si koalicion është i pafuqishëm në këtë Qeveri, por siç shtoi në Qeveri është vetëm për të luftuar BDI-në.

“VLEN në këtë qeveri është i pafuqishëm. Nuk ka peshë në vendimmarrje. Është aty vetëm për të luftuar BDI-në.”, tha analisti Sefer Selimi.

Analisti politik Sefer Selimi në “Daily Click” komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e përkatësisë etnike gjatë punësimeve. Selimi tha se ky është një vendim diskriminues, duke shtuar se askush nuk mund t’ia mohojë që të shprehë përkatësinë etnike.

“Çfarë ndodh në Ministrinë e Financave, në Mbrojtje, çfarë do të ndodh në MPB, e para. E dyta, vendimi i Gjykatës Kushtetuese shkon përtej punësimeve, sepse shqiptarët edhe papunësimet kur kanë qenë 0.2% në institucionet publike kanë mbijetuar në këtë shtet, kanë mbajtuar identitetin e vetë, kanë mbajtur tradita, zakone, gjuhën dhe gjithçka, edhe përskaj represionet që është bërë nga sistemi shtetëror.

Megjithatë, shqiptarëve nuk mundesh të ua ndalosh të paraqiten si shqiptarë përpara institucioneve, sepse në fund të ditës gjithçka që u bë në mënyrë diskriminatore sistemike dhe sistemore u bë për shkak të etnisë. Dhe ne erdhëm në një konflikt të vitit 2001, i cili garanton të drejtat kolektive, që unë si shqiptar nuk ndjehem inferior ndaj një kolegu maqedonas, turk, ndaj një kolegu rom, dalim konkurojmë bashkë. Por nëse unë nisem nga premisa që dikush mua do të më paragjykojnë dhe do të më ndalojnë prej në fillim për shkak se unë jam shqiptar, atëherë unë duhet të vendos mekanizma mbrojtës. Unë nuk them që jam më i miri për punën që bëj, por nuk mund të më thotë askush që jam më i keq se sa dikush vetëm pse ai është maqedonas dhe unë jam shqiptar”, tha Sefer Selimi

 

 

Selimi: VLEN është i pafuqishëm, është në Qeveri vetëm për të luftuar BDI-në appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version