Ziadin Sela për të shtunën ka thirrur mbledhjen e Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët. Sipas njoftimit, në takimin i cili do të mbahet në Shkup në ora 13:00, do të diskutohet për drejtimin e partisë në zgjedhjet e ardhshme të dyfishta.
Seancën e Kuvendit të ASH-së Sela e thërret pas një sërë incidentesh në lidhje me partinë, pasi kryetari i saj Arben Taravai bëri thirrje që të shkojë në zgjedhje me bllokun opozitar shqiptar. Sela mbron tezën se Aleanca duhet të shkojë në zgjedhje e vetme.
Për shkak të kësaj ndarjeje dy ditët e mëparshme kanë ndodhur edhe dy incidente të rënda.
Fillimisht është sulmuar drejtori i Agjencisë së Pasurive të Konfiskuar, Driton Nebiu dhe më pas në oborrin e shtëpisë së Arben Taravarit është gjetur një plumb.
Mbrëmë vonë, disa qindra banorë të Gostivarit janë mbledhur para shtëpisë së Taravarit për të shprehur mbështetjen e tyre pas incidentit me plumbin./Telegrafi/
Sela thërret Kuvendin e ASH-së për të shtunën, do të diskutohet për dy pika appeared first on Telegrafi.