Taravari përveç vulave dhe Selisë ka edhe nja 100 fytyra. Kështu që unë nuk dua t’i komentoj shumë e shumë deklaratat e Taravari, këtë e tha Ziadin Sela mes tjerash në komentimin e tij të deklaratave të Arben Taravarit në Daily Click në TV21, i cili theksoi se vulat dhe Selia e partisë mbetet te ai dhe se tash e tutje nuk do të ketë më presione në gjykata për çështjen se kujt do të mbetet Aleanca për Shqiptarët. Për çështjen e presionit në gjykata Sela tha:

“Ai ka bërë atë fëmijën qaraman vazhdimisht se gjoja ka presion në gjykata e gjëra të tilla, por siç po shihet presioni në gjykata është pikërisht nga ana e tij. Gojën plot kjo qeveri me reforma në gjyqësi etj, por nga ana tjetër ata janë ato që i bëjnë këto presione në gjykata, mora informatë që tani kanë ndërruar një gjykatës në Gjykatën e Apelit”, pohoi Sela.

Sela tha se i posedon të gjitha dëshmitë se ka votat e 2/3 të Kongresit të partisë.

“Z. Taravari bën mirë që të vazhdojë rrugëtimin ku ka nisur, ai herë thotë se kam Selinë, herë thotë kam vulat. Dikur thoshte se nuk e bëjnë partinë vulat dhe selitë, e bën populli. E humbi edhe anëtarësinë edhe popullin edhe gjithçka, i ngeli Mickoski. I ka ngelur VMRO-ja, herë del që do të bëhet VLEN-i një parti, por siç duket do të përfundojë nënkryetar i VMRO-DPMNE-së”, u shpreh Sela.

Sela: Taravari përveç vulave dhe selisë së ASH-së, ka edhe 100 fytyra appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version