Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se vendimet e mëtejshme të veprimeve të Frontit Europian do të diskutohen gjithmonë brenda strukturave e më pas nëpër studio televizive.

“Jam ithtarë i idesë i asaj që Fronti Europian idetë nuk duhet debatuar në studio televizive por duhet të diskutohen brenda strukturave. Në këto takime ne kemi përgjegjësi morale ndaj votuesve tanë, të ju sqarojmë se përse Fronti Europian nuk është pjesë e qeverisë? Duhet të vendoset një ligj mandatari me fituesin, e jo fituesi me fituesin, sepse shqiptarët janë etnia e dytë më e madhe në vend.

Të ndërtojmë të ardhmen, të vendosim siç duhet punën e legjitimitetit, të sqarojmë se pse i pengon dikujt gjuha shqipe etj…”, tha Sela në “Klan Debat”.

Ai tha se në këtë Qeveri zbatohet kryekëput programi i OBRM-PDUKM-së dhe as edhe një fjalë aty nuk është nga program i VLEN-it.

Sela tha se ASH do të mbetet e tij, mirëpo ndjen keqardhje se përse partia e tij tashmë po shërben si servilizëm ndaj ndonjë partie tjetër.

“Arben Taravari vetëm mund të keqpërdor emrin e ASH-së, dhe si themelues i saj më vjen keq kur shoh se si keqpërdoret, sepse moto e ASH-së nuk ka qenë servilizmi. Unë nuk mendoj që Taravari do ta marrë ASH-në, sepse sa më shpejt të kemi një vendim, aq më pak do te lejojmë njollosjen e ASH-së. Kemi këto gjykata që kemi, kur vendosen këto çështje nëpër gjykata, natyrisht që ka precedente, sipas të gjitha gjasave mundohen të na krijojnë vonesa por nuk do të arrijnë, sepse ne do të ringrihemi”, tha Sela.

Sela: Qeveria zbaton kryekëput programin e OBRM-PDUKM-së dhe as edhe një fjalë se ke aty nga programi i VLEN-it appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version