Aleanca për Shqiptarët, nën drejtimin e Ziadin Selës, ka qëndruar në Haraçinë sot, duke takuar strukturat vendore të kësaj ane. Drejtuesi i ASH-së, shoqëruar nga drejtori lokal Driton Nebiu, ka adresuar situatën aktuale të partisë, duke theksuar se ata nuk kanë pësuar dëm, por janë pastruar radhët. Sela ka premtuar votuesve se ASH vazhdon fuqishëm drejt fitores.

Në fjalimin e tij, Sela ka theksuar qëndrimin e ASH-së në zonat e ndryshme të vendit, duke përmendur edhe vizitat e fundit në Saraj dhe Studeniçan, duke shtuar se partia është e gatshme për sfidat e ardhshme dhe për të siguruar fitoren.

“Vizitat tona në Saraj, Studeniçan dhe tani në Haraçinë tregojnë se Aleanca për Shqiptarët është aty, e përqëndruar për të sjellë fitoren dhe përballuar sfidat e ardhshme”, u shpreh Sela. /Telegrafi/

Sela: Menduan se na dëmtuan, por vetëm na u pastruan radhët appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version