Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu me kusht që deri më 25 prill të vitit 2025 të mos kryejë vepër penale, vendosi Gjykata e Apelit në Shkup.
Siç kumtuan sot nga Gjykata e Apelit Shkup, ky vendim është bazuar në ankesën e Mijallkovit me vendim të Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndërsa është marrë në seancë me dyer të mbyllura më 14 maj të këtij viti.
“Gjykata e Apelit në Shkup në interes të opinionit dhe mediumeve informon se duke vepruan në lëndën penale KR-84/24, në seancë me dyer të mbyllura më datë 14.05.2024, ka marrë vendim me të cilin e pranoi ankesën e të dënuarit S.M. nga S. dhe vendimin e Gjykatës themelore penale Shkup e ndryshoi, dhe kështu i dënuari lirohet më datë 23.05.2024 nga vuajtja e dënimit me burg, me kusht që deri në skadimin e lirimit me kusht -25.04.2025 të mos kryejë vepër të re penale”, qëndron në kumtesën e Gjykatës së Apelit.
Ankesa e Mijallkovit është e vendimit të Gjykatës Themelore Penale Shkup, me të cilin Gjykata ka marrë vendim për lirim me kusht të ish-shefit të DSK-së, me të cilën është dashur të largohet nga INP Strugë më 25 dhjetor të këtij viti, ndërsa lirimi me kusht i konsiderohet deri më 25 Prill 2025.
Mijallkov vuan dënim me burg në Strugë, pasi pas pranimit të fajit u dënua me tre vjet burg për rastin “Perandoria”.
Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu appeared first on Telegrafi.