Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe ish-prokurorja publike speciale Katica Janeva, do të jenë në liri për natën e ndërrimit të viteve, përkatësisht festat do t’i festojnë në liri.
Siç thonë për “Fokus” nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, të dy do të marrin ditët e lira që u takojnë ligjërisht. Më konkretisht, Janeva do të shfrytëzojë ditët nga pushimet vjetore, ndërsa Mijalkov do ta shfrytëzojë fundjavën.
Janeva është duke e vuajtur dënimin me 7 vite burg për rastin “Haraço” në repartin e grave në burgun e Idrizovës. Ndërkaq, Mijalkov ndodhet në burgun e Strugës, ku duhet të qëndrojë tre vjet pas marrëveshjes për “Perandorinë”.
Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, të burgosurit kanë të drejtë për pushim vjetor prej 20 ditësh dhe një fundjavë të lirë në muaj./Telegrafi/
Sasho Mijallkov dhe Katica Janeva Vitin e Ri do ta presin në liri appeared first on Telegrafi.