Për incidentin në ndeshjen ndërmjet Klubi të Basketbollit Çair 2030 dhe atij të Kumanovës ka reaguar edhe zv. ministrja e Sportit, Safie Sadiki Shaini.

Lexo po ashtu
Skandal në Kumanovë: Rikthehen ofendimet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!”

Përmes një reagimi në Facebook, ajo thotë se dënon çdo formë të sjelljes diskriminuese dhe provokimeve që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin e sportistëve, trajnerëve dhe tifozëve si dhe kërkon reagimin e institucioneve.

“Kërkoj nga Federata e Basketbollit dhe institucionet përkatëse që të analizojnë me seriozitet këtë rast dhe të marrin masa konkrete për të garantuar që çdo sportist të ndihet i sigurt dhe i respektuar, pavarësisht prejardhjes së tij.

Sporti duhet të jetë shembull i bashkëjetesës dhe barazisë. Kjo është përgjegjësi e të gjithëve – dhe mbi të gjitha, e institucioneve”, Safije Sadiki Shaini.

Safije Sadiki Shaini: Federata e Basketbollit të marrë masa kundër sjelljes diskriminuese në Kumanovë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version