
Ish-deputeti, Safet Bishevac thotë se rruga më e shkurtër për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian është “ta sjellim Evropën në shtëpi”.
“Në këtë moment opozita “qëllon me armë bosh”. Duhet të kuptojmë se pavarësisht se çfarë po ndodh rreth nesh, më e rëndësishmja është ajo që ne vetë bëjmë për veten tonë.
Lufta kundër korrupsionit nuk është spektakolare, por është e dukshme. Tragjedia e Koçanit na detyroi të ndalemi për një moment, por procesi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë.
Pjesa dërrmuese e gjyqtarëve janë të pandershëm, guximtarët dhe të ndershmit duhet të luftojnë për statusin e tyre, nuk ka përgjegjësi më të madhe se dhënia e drejtësisë. Ne kemi nevojë për një ekonomi të fortë, arsim dhe kujdes shëndetësor. Rruga më e shkurtër për në BE është ta sjellim Evropën në shtëpi,” tha Bisevac në “Kanal5”./Telegrafi/
Safet Bishevac: Rruga më e shkurtër për në BE është ta sjellim Evropën në shtëpi appeared first on Telegrafi.