Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski para pak çastesh deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, derisa numri i të lënduarve është rritur në 155.
Sipas Toshkovski në mesin e viktimave është edhe një polic.
“Deri në ora 11:30, sipas informacioneve të cilat i kemi, kanë ndërruar jetë 59 persona, prej tyre 35 janë identifikuar, nga të identifikuarit, 31 janë nga Koçani, 4 nga Shtipi. Numri i të lënduarve sipas informacioneve që i mora rreth orës 12 është 155 persona, të njëjtit janë në shumë spitale në vend”, tha Toshkovski.
Ai siguroi se do të ketë përgjegjësi dhe se të gjithë, duke përfshirë ish-funksionarët dhe ata aktualë, duhet të ndjejnë përgjegjësi morale për aksidentin.
“Të gjithë njerëzit duhet të ndjejnë përgjegjësi morale. Dua ta siguroj opinionin se në këtë rast përgjegjësia e saktë do të përcaktohet me emër dhe mbiemër”, tha Toshkovski.
Toshkovski tha gjithashtu se çdo të vdekuri do t’i bëhet autopsi.
“Në disa spitale ka të vdekur. Pas identifikimit ata do të dërgohen për obduksion në Shkup”, tha ministri.
Rritet numri i viktimave nga tragjedia në Koçan, Toshkovski: 59 të vdekur, 155 të lënduar appeared first on Telegrafi.