Edhe përkundër rekomandimeve të institucioneve për të mos lëvizur nga ora 11 deri në orën 15, kur edhe nxehtësia e diellit është tepër e madhe, në rrugët e qytetit të Tetovës, megjithatë ka lëvizje edhe atë të personave të grupmoshës së dytë apo të tretë. Megjithatë kjo nuk ka kaluar pa pasoja!
Mjekët e Urgjencës thonë se këto ditë janë shtuar thirrjet për të kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa numrin më të madh e përbëjnë të moshuarit, fëmijët.
“Është një përqindje bukur mirë e rritur e rasteve që paraqiten tek ndihma e shpejtë në Tetovë . Zakonisht vijnë me ankesa të njëjtë edhe atë të grupmoshës së tretë, gra shtatzëna, fëmijë të dehidruar dhe personat me sëmundje kronike që kërkojnë ndihmë në ndihmën e Shpejtë në Tetovë”, tha Gent Neziri, Ndihma e shpejtë Tetovë.
Numri i pacientëve është dyfishuar edhe në repartin e sëmundjeve kardio vaskulare.
“Temperaturat e larta kjo faza portokalli që u paralajmërua me këtë nxehtin afrikan, e komplikon edhe më shumë gjendjen klinike të pacientëve. Rekomandimet tona për pacientët me sëmundje kardiovaskulare, janë ti ikin punës së rëndë fizike, diellit dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje”, shtoi Valon Asani, Kardiologjia intervente Tetovë.
Mjekët thonë se në rast të përkeqësimit të gjendjes, qytetarët të mos marrin terapi kokë më vetë, sepse në këto temperatura të larta, marrja e terapisë apo ilaçeve pa rekomandimin e mjekut, mund të përkeqësojë gjendjen./Alsat.mk
Rritet numri i rasteve në urgjencën e Tetovës gjatë valës së nxehtësisë appeared first on Telegrafi.