Sipas të dhënave më të reja të Eurostat, 30.004 qytetarë të Maqedonisë për herë të parë kanë marrë leje për qëndrim në vendet anëtare të BE-së në vitin 2023. Kjo paraqet rritje krahasuar me 2022 kur 29.591 qytetarë të Maqedonisë kanë marrë leje të tillë.
“Nga numri i përgjithshëm, 13.730 persona kanë marrë leje për arsye familjare, 1.028 për arsim dhe 2.535 për shkaqe të tjera”, – Eurostat.
Të dhënat tregojnë se konsiderueshëm është rritur interesi për qëndrim në BE.
Në rajon, më shumë leje për në BE në 2023 kanë marrë qytetarët e Serbisë, ndërsa gjithsej 50.933 persona nga Bosnja e Hercegovina.
Në 2023, në BE janë dhënë mbi 3,7 milionë leje për herë të parë për qëndrim të qytetarëve nga vende të treta që do të thotë rritje prej 4,7%.
Arsye kryesore për dhënien e lejeve janë: punësim, arsye familjare, arsye të tjera, arsim.
Më shumë leje për qëndrim në 2023 u janë dhënë qytetarëve të Ukrainës (307.313), pastaj të Bjellorusisë dhe Indisë. Punësimi është arsyeja më e shpeshtë për qytetarët e Ukrainës.
Arsyet familjare janë më të shpeshta për qytetarët e Marokut (50,3%), Rusisë (39,4%), Brazilit (35,3%) ndërsa qytetarët e Kinës më së shumti kërkojnë leje për arsim.
Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrim në BE appeared first on Telegrafi.