Afro pesë vite Liqeni i Dibrës është pa koncesioner. Kjo situatë dukshëm ka rritur numrin e peshkatarëve jo legal të cilët nga viti në vit duke përdorur mënyra të ndryshme për peshkim kanë ulur fondin e peshkut në liqenin e Dibrës. Edhe pse deri tani disa herë është shpallur tenderi për dhënien e koncesionit, ajo nuk ka ndodhur. Para katër viteve Qeveria solli një vendim me të cilin Liqenit të Dibrës duhet t’i ndahet koncesioner vetëm për peshkim sportiv dhe rekreim dhe jo për peshkim ekonomik. Vendimi u mirëprit nga dibranët meqë viteve të kaluara koncesioneri i mëparshëm i shkaktoi dëme të mëdha fondit të peshkut sepse gjuante pa kritere. Por, vendimi i qeverisë u soll dhe deri tani nuk është aprovuar duke mos nda Ministria e Bujqësisë lejen për koncesioner të ri. Pikërisht në një situatë të këtillë lulëzon peshkimi jo legal në këtë Liqe të bukur i cili edhe pse është artificial stimulon turizmin nëpërmjet peshkimit sportiv.
Kohëve të fundit numri i hajnave është në rritje. Ata duke shfrytëzuar sistemin e nicave në shumë pjesë të liqenit bëjnë peshkim jo legal. Rasti i fundit ishte këto ditë kur organet policore pas një bashkëpunimi me peshkatar sportiv zbuluan dhe kapën mbi 450 metro nica për gjuajtjen e peshkut. Bëhet fjalë sipas përfaqësuesve të shoqatës së peshkatarëve sportiv, për tentim për gjuajtje jo legale në pjesën e ujërave të Liqenit që janë në territorin të komunës rurale Qendër Zhupë. Për gazetën KOHA kryetari i shoqatës së peshkatarëve sportiv “Trofta”, Beli Haliti thotë se organet kompetente kanë reaguar shumë shpejt dhe aktiviteti policor ka qenë i suksesshëm kundër hajnave të cilët në mënyrë jo legale kanë tentuar të peshkojnë .
“Mund të them se ka shumë raste të këtilla. Dëmtohet keq fondi i peshkut në Liqenin e Dibrës. Nëse jepet koncesioni nga ana e Ministrisë, shoqatës të peshkatarëve sportiv ‘Trofta’, atëherë ju siguroj se nuk do të munden hajnat të gjuajnë peshk në mënyrë jo legale. Prandaj presim që me formimin e Qeveris së re definitivisht Ministria të ndaj koncesionin për shoqatën ‘Trofta’. Anëtarët tonë por edhe mbar dibranët meritojnë ta menaxhojnë liqenin e vet. Ne do të interesohemi maksimalisht jo vetëm për mirëmbajtjen e liqenit, peshkimit sportiv, duke dhënë leje speciale vetëm për këtë mënyrë të peshkimit por edhe për shumimin e peshkut i cili është paraparë me programet e ministrisë”, deklaroi njeriu i parë i shoqatës “Trofta”, në Dibër.
Në takimet që mban udhëheqësia e shoqatës gjithmonë apelon tek dibranët të gjuajnë peshk vetëm në mënyrë sportive. Prandaj shoqata në fjalë ka edhe një përkrahje të fuqishme nga pushteti vendor dhe mbar popullata në Dibër, thotë Haliti.
Në aktivitete e deritashme të institucioneve kompetente shumë herë janë zbuluar aktivitete jo legale për gjuajtje të e peshkut. Kompetentët kanë informuar se ka patur hajna nga Struga, Ohri, Shkupi, Gostivari por edhe të komunave të rajonit. Të theksojmë se shoqatës “Trofta” me anëtarët e saj edhe pse akoma nuk e kanë koncesionin, ndjek situatën e peshkimit në liqe. Në këtë shoqatë thonë se Ministria e Bujqësisë gjatë vitit të kaluar kanë realizuar shumimin me peshk ashtu siç ka bërë edhe viteve të tjera. Anëtarët të shoqatës “Trofta” potencojnë se një vëmendje të veçantë i kushtojnë edhe mbrojtjes të Liqenit nga ndotjet e ndryshme të cilët poashtu shkaktojnë dëme në florën dhe faunën. Shoqata, komuna dhe dibranët në përgjithësi janë të mendimit se Ministria duhet sa më shpejt të ndaj koncesionin për Liqenin e Dibrës shoqatës “Trofta”, me çka dukshëm do të përmirësohet edhe parandalimi i peshkimit jo legal. (koha.mk)
Rritet numri i peshkatarëve ilegal në Dibër appeared first on Telegrafi.