Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në RMV, numri i punëtorëve në industri në muajin nëntor 2023, krahasuar me nëntorin e 2022, është rritur për 3.3 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në periudhën janar – nëntor të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja ishte 1.4 për qind.
Numri i punëtorëve në sektorin e minierave dhe guroreve në nëntor 2023, krahasuar me nëntorin e vitit 2022, shënoi rënie prej 0.7%, në sektorin e industrisë përpunuese rritje prej 3.9%, dhe në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, ka një rënie prej 5.2%.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në nëntor 2023, në raport me nëntorin e vitit 2022, ka një rritje te produktet kapitale me 18.6%, ndërsa në energji ka një rënie me 4.1%, produktet e ndërmjetme, me përjashtim të energjisë me 3.1%, mallrat e qëndrueshme për konsumatorë me 4.6% dhe mallrat e konsumit jo të qëndrueshme me 0.2%”, thuhet në njoftimin e ESHS-së./Telegrafi/
Rritet e numri i punëtorëve në industrinë e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.