Një pjesë e shërbimeve kadastrale dhe gjeodezike për qytetarët u shtrenjtuan, ndërsa rritja është bërë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, karburanteve, licencave të softuerit, mirëmbajtjes së pajisjeve dhe rritjes së pagave, të cilat janë bazë për llogaritjen e kompensimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jemi dëshmitarë se vitet e fundit kemi parë një rritje të madhe të çmimeve të shpenzimeve të përgjithshme (energjia elektrike, karburantet, licencat e programeve kompjuterike, mirëmbajtja e pajisjeve, pagat, etj.”. Nga ana tjetër, çmimet e shërbimeve të ofruara nga kompanitë gjeodezike nuk kanë ndryshuar gjatë 10 viteve të fundit (Tarifa e fundit është miratuar në vitin 2014, ndërsa çmimi i energjisë elektrike/karburantit etj. është rritur jashtëzakonisht shumë që atëherë e deri më sot). Aplikimi i Tarifës së re për kompanitë gjeodezike do të barazojë kostot reale të rritura dhe çmimet që kompanitë ngarkojnë për kryerjen e shërbimeve të tyre (punë pa humbje) dhe kjo do të kontribuojë në ofrimin e një shërbimi më cilësor për konsumatorët”, thonë nga Agjencia për Kadastër.
Për ndryshimin e pronësisë do të nevojiten tre tabela pronësie që do t’u kushtojnë 1.250 denarë plus 600 denarë për shërbime noteriale ose gjithsej 4.350 denarë. Deri më tani, gjatë ndryshimit të pronësisë, sipërfaqet katrore të banesës dhe një pjesë të hapësirave të përbashkëta, përfshirë tokën nën ndërtesën, regjistroheshin në një fletë pronësie, tani do të duhet të paguhet për çdo pronë veç e veç.
Nga atje njoftojnë se Tarifa e re ka hyrë në fuqi më 15 shkurt./Telegrafi/
Rritet çmimi i shërbimeve kadastrale në Maqedoni appeared first on Telegrafi.