Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,40 % në raport me vendimin e datës 22.04.2025.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, si dhe të EURODIZEL (D-Е V) rriten për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 0,375 den/kg dhe tani do të jetë 37,155 den/kg.
Nga data 29.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 73,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 75,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 66,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 65,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 37,155 (denarë/kilogram).
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.