Vlerësimet janë se rreth 12 milionë dollarë fonde do të shkurtohen për organizatat joqeveritare në vend dhe të gjithë ata që kanë punuar në projektet e mbështetura nga administrata amerikane pas vendimit të presidentit të ri të SHBA për të ngrirë programet e ndihmës jashtë SHBA-ve.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska thotë se ajo që kanë marrë institucionet shtetërore janë ekspertët që kanë ardhur për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për realizimin e projekteve.

“Ne jemi i vetmi vend që arritëm marrëveshje me mbështetjen e Ambasadës Amerikane që të marrim mbështetje të përhershme nga njerëzit atje për Ministrinë e Financave në çdo segment”, tha Dimitrieska-Koçoska.

Ndryshe, Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv për ngrirjen e të gjitha programeve të ndihmës së huaj për 90 ditë më 20 janar, menjëherë pas marrjes së detyrës. Ai shpjegoi se grante të tilla duhet të rishikohen në përputhje me qëllimet e politikës së administratës së re./Telegrafi/

Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version